Armando Cungu ia doli të mbante Laçin në Superiore vetëm në sfidën e “Play-Off” ndaj Flamurtarit. Kurbinasit triumfuan 3-1 ndaj vlonjatëve dhe në këtë mënyrë qëndrojnë mes më të mirëve në elitë.
Pas ndeshjes që vendosi fatet e bardhezinjve, drejtuesit rinovuan menjëherë me Melon. Ky i fundit është i vetmi lojtar që e ka të sigurtë qëndrimin e tij te Laçi, pasi duke nisur me trajnerin shumë çështje janë pezull.
Armando Cungu ende nuk e di nëse do të vazhdojë të qëndrojë te kurbinasit apo do të provojë një eksperiencë të re në një tjetër ekip, teksa ofertat për të nuk mungojë. Por përveç kësaj edhe disa lojtarë janë në dyshim, pasi kanë oferta nga ekipe të tjera.
Drejtuesit duhet të ‘zgjohen’ dhe të nisin punën për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri, në mënyrë që të shmangin të papriturat.