Superiorja ka mbyllur sezonin e rregullt dhe si asnjëherë më parë nuk ka ende nuk skuadër kampione. Në këtë sezon ka ndryshuar formula dhe pas pëfundimit të 36 javëve do të luhet të tjera ndeshje mes ekipeve që renditen në “Final – Four” për të nxjerrë më pas edhe skuadrën kampione.
Pikërisht ditën e sotme do të hidhet shorti në “Air Albania” për të mësuar edhe çiftet për finalet e “Final – Four”. E sigurisht që skuadrat e renditura në top-4 dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë do të marrin shpërblime.
Siç dihet tashmë Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar edhe shumat që do të shpërndahen për secilën skuadrës. Tashmë përveç ekipit kampion dhe fitueses së Kupës do të shpërblehen edhe vendi i 2, 3 dhe 4 në kampionat.
Në këto kushte përveç 100 milionë lekëve të vjetër merr Egnatia që mbylli sezonin në krye të klasifikimit. Partizani si vend i dytë në kampionat do të marrë 70 milionë lekë të vjetër, Vllaznia do të marrë 50 milionë lekë të vjetër, ndërsa Skënderbeu do të shpërblehet me 20 milionë lekë të vjetër.
Kujtojmë se ekipi që pas finaleve të “Final – Four” shpallet kampionë do të përfitojë edhe 100 milionë lekë të vjetër. Kështu kampionët marrin 200 milionë lekë të vjetër. Ndërkohë nga ana tjerër nuk ndryshon shuma që do të marrë skuadra që do të fitojë Kupën e Shqipërisë. Janë 50 milonë lekë të vjetër për ekipin që fiton këtë trofe.