Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U ngjitën në vendin e 4-të në klasifikim, Ivan Gvozdenovic i kënaqur me 1 pikë: Bëmë mirë, ishte ndeshje e vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
U ngjitën në vendin e 4-të në klasifikim, Ivan Gvozdenovic i
Ivan Gvozdenovic

Elbasani mori një barazim shumë të rëndësishëm ndaj Vllaznisë. Verdheblutë morën 1 pikë të vlefshme, teksa tashmë e shikojnë veten e tyre në vendin e 4-të në klasifikim. Pozicion ky që të çon në “Final – Four”.

Pas këtij barazimi ka folur Ivan Gvozdenovic, i cili ishte shumë i kënaqur për pikën dhe pozicionin në klasifikim. Ndër të tjera nënvizoi se:

“Barazimi? Ndeshja në 20 minutat e para nuk ksihte ritëm. Më pas jam kënaqur pasi kemi shënuar golin. Në fakt pas 20 minutave pasi shënuam golin, pasi skuadra nisi të reagojë. Sot ishte shumë e rëndësishme të mos humbasnim.

Ishim shumë të nervozuar, çunat reaguan mirë. Jam i kënaqur me Gjonin dhe ai ka punuar shumë mirë në stërvitje. Është goli i tij i parë dhe për këtë më vjen shumë mirë.

Nuk kishte shumë hapësira. Kundrasulmet ishin të rrezikshme dhe ishim shumë të kujdesshëm, pasi prisnim pak hapësira. Mund të kishim lëvizur topin pak më shpejt dhe kjo mund të jetë një minus për ne.

Ndërrimet? Ishte rezultati 0-1 dhe nuk kishim çfarë të humbnim. Duhet të provonim gjithçka dhe ne bëmë këto ndërrime. Bëra ndërrime “kokë më kokë” dhe rezultoi të ishte mirë”, ka deklaruar trajneri serb.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga