
Elbasani sfidon mbrëmjen e sotme Tiranën në orën 19:00 në ‘Air Albania’, ndeshje e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Një sfidë e shumëpritur që vë përballë dy ekipe të traditës ku rivaliteti është si në fushë, ashtu edhe në tribuna.
Verdheblutë vijnë me moralin shumë lart pas rezultateve pozitive në javët e para dhe kërkojnë vazhdimësinë edhe në kryeqytet. Më shumë sesa në tapetin e blertë, rivaliteti në tribuna është tejet i madh.
Dy tifozëritë kanë “inate të vjetra” prej dy dekadash tashmë dhe mungesa e përballjeve në vitet e fundit thjeshtë sa ka i mbajtur të distancuar, por rikthimi i verdhebluve në elitë ka bërë që ky rivalitet të rilindë sërish.
Pritet një transfertë masive e elbasanllinjve drejt kryeqytetit dhe për t’u ardhur në ndihmë tifozëve ka menduar klubi që u ka mundësuar disa autobusë falas në mënyrë që të jenë sa më të shumtë në numër.