Partizani pas takimit sfilitës me Egnatian, plot ngjarje e polemika tani fokusohet në transfertën e Ballshit. ‘Demat’ luajnë këtë të hënë ndeshjen e fundit për jashtë deri në pushimet dimërore.
Partizani ka edhe 3 takime të mbetura në Superiore para se pazua të trokas. Të hënën, në ‘Adush Muça’ do të zhvillohet dhe takimi përmbyllës jashtë fushe i skaudrës së kuqe.
Skuadra e Veselinovic më pas do të presë Elbasanin dhe Vllazninë në shtëpi. 2 sfida mjaft të vështira, por të paktën në sy të tifozerisë së kuqe.
Grupimi ‘Ultras Guerrils’ si gjithmonë në mbështetje të plotë të ekipit të zemrës kanë bërë thirrje që asnjë most ë mungojë në mënyrë që transferta e fundit e këtij viti kalendarik të përmbyllet siç i ka hije Partizanit.