Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Transferim surprizë në kryeqytet, 19-vjeçari ZYRTARIZON kalimin te Partizani: Do jap gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
Transferim surprizë në kryeqytet, 19-vjeçari ZYRTARIZON kalimin
Orik Morina

Një transferim surprizë te skuadra e Partizanit. Orik Morina është futbollisti më i ri që u bashkohet “Demave”.Orik vjen nga skuadra e Prishtinës dhe tashmë do të nisë aventurën e tij të re në Superiore. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 19-vjeçari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Morina shprehet shumë i lumtur dhe krenar që do të jetë pjesë e të kuqve, ndërsa nënvizon se është gati për të dhënë githçka për të arrritur objektivat.

“Jam tejet i lumtur dhe i nderuar t’i bashkohem klubit më të madh shqiptar FK Partizani Tirana.

Dashurinë për lojën dhe dëshirën për të dhënë më të mirën për ekipin e kam patur prej fëmijëris.

Andaj gjithë pasionin dhe angazhimin maksimal do ta jap në këtë klub të mrekullueshëm.

Dua të falënderoj familjen, trajnerët, menaxherin dhe shokët e skuadrës.

Mbështetja juaj do të thotë shumë për mua.

Do të mundohem të jap gjithçka që kam nga vetja për të realizuar objektivat dhe projektin që më ka ofruar klubi.

Unë jam gati për këtë sfidë të re dhe mezi pres të vazhdoj rrugën drejtë sukseseve me FK Partizanin.

Faleminderit që besuat në mua.

PMTP❤️”, shkruan 19-vjeçari.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga