Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Trajneri i Tiranës frikacak, prodhuan futboll të zi kundër Teutës”, agjenti i lojtarëve "nuk i del e keqja”: Penallti të tilla i fiton vetëm Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
“Trajneri i Tiranës frikacak, prodhuan futboll të zi kundër
Ardian Nuhiu dhe Roland Çelmeta

Roland Çelmeta në pozitën e agjentit të lojtarëve ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” në Ora Neës, ndërsa pati kritika të mëdha për paraqitjen e skuadrës së Tiranës, qasjen e trajnert Ardian Nuhiu dhe pa harruar penalltinë e diskutueshme në ndeshjen Elbasani – Vora:   

“Për Tiranën ca të them! I kam parë nga afër të dyja ndeshjet, si kundër Dinamos, ashtu edhe atë me Teutën. Ata lënë shumë për të dëshiruar. Lojtarët e Tiranës kishin të veshur një uniformë të bardhë dhe një futboll të zi.

Të shturu totalisht, me një trajner që e them se është shumë frikacak. Ndërsa këmbana e alarmit është te Vora. Një penallti e paqënë, një penallti me çfarë shohim me humorin nëpër Evropë, i fiton vetëm Real Madrid.

Ka filluar të apilikohet këtu, nuk e di se çfarë panë në sistemin VAR, ta shohin gjithë natën. Vora prodhon futboll, bënë një lojë shumë të bukur dhe në fund fare penalizohet nga arbitri apo VAR-i”.     

Poll

Lexo gjithashtu