Tirana shpëtoi fatet e saj në fitoren 3-1 në transfertë përballë Elbasanit, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, duke siguruar qëndrimin në “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm.
I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, ka folur dhe drejtori sportiv i bardhebluve, Omer Bunjaku, i cili e cilësoi si “çlirim” për skuadrën këtë moment, edhe pse u shpreh me rezerva për mënyrën sesi përfundoi ky edicion për kryeqytetasit.
"Më shumë i çliruar se i kënaqur. Edhe pse arritëm sukses, por nuk festuam, sepse Tiranës nuk i ka hije këtu ku është dhe festën do e lëmë për vitin tjetër. M’u bë ankth pyetja në 6 muaj se a do të qëndronim në Superiore
Kemi qenë të bindur që do të shpëtojmë. Kam marrë lojtarët që të gjithë kanë qenë nëpër ekipe që kanë që kanë luftuar për titull dhe kanë mentalitet fitues. Kemi thënë që vetëm kështu mund t’ia dalim, çdo ndeshje për neve të jetë finale dhe jemi këtu ku jemi sot. Dhe jemi këtu ku jemi sot", tha Bunjaku.
