Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Elbasanin në “Air Albania”. Një sfidë shumë e luftuar mes dy ekipeve, por që pas 90-të minutash ndajnë pikët mes tyre.
Tashmë te bardheblutë nuk ka kohë për të pushuar, pasi sfida e radhës është ndaj rivalëve të kryeqytetit. Ditën e shtunë do të duelojnë me Partizanin në derbin e kryeqytetit, që është sfida më e luftuar dhe me më shumë rivalitet e emocion në futbollin shqiptarë.
Në këto kushte Bledi Shkëmbi do të zbresë në fushë skuadrën për të nisur punën për duelin e rivalët e kryeqytetit. Trajneri do të përgatisë ekipin në detaje dhe do të kenë stërvitje intensive në mënyrë që të jenë sa më shpejt gati për këtë përballje.
Përveç Florjan Përgjonit që është i dëmtuar, Shkëmbi do të ketë të plotë të gjithë ekipin dhe kjo do t’i japë mundësinë të zgjedhë më të mirët pë të hedhur në fushë. Një tjetër detaj interesant është se bardheblutë shkojnë në derbi si skuadra e vetme e pamposhtur në këtë sezon, por edhe si ekipi që nuk e njeh fitoren në 5 javët e parë të Superiores.