Tifozët e Tiranës
Vetëm 6 pikë në 11 javë, 4 humbje radhazi dhe 0 gola të shënuar në 2 ndeshjet e fundit, ky është bilanci i “zymtë” i Tiranës në këtë sezon të Superiores.
Me këtë ritëm, ekipi kryeqytetas rrezikonë rënien nga elita e futbollit shqiptar. Edhe pse Ardian Nuhiu ka 2 ndeshje që i drejton “rekordmenët” e Shqipërisë, situata mbetet e njëjtë.
Në prag të duelit me Flamurtarin, ka reaguar grupi i tifozëve “Tirona Fanatics”: “Te dielën drejt Vlorës. Nisemi në orën 12:30 nga stadiumi ‘Selman Stërmasi’. Tirana më shumë se futboll. Mos e lë pa ardhur! Vetëm për emrin e madh të Tiranës”.
View this post on Instagram
Poll
