Liridon Latifi dhe Tirana duket se nuk do ta vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Drejtuesit i kanë ofruar prishjen e kontratës 1 vit para skadencës sulmuesit dardan i cili ende nuk ka dhënë një përgjigje.
Latifi mungoi ditën e djeshme në stërvitje ç’ka përforcon akoma më shumë idenë e largimit të tij. Drejtuesit duan që ta zgjidhin sa më shpejt këtë situatë që aktualisht mban peng lëvizjet e tjera në sulm pasi lojtari ka aktualisht pagën më të lartë në ekip.
Sulmuesi 30-vjeçar u afrua verën e fundit te barheblutë si një transferim BIG, por nuk ia doli të udhëhiqte skuadrën drejt objektivit. Megjithatë, në 32 ndeshje të luajtura ai ia doli të shënonte 9 gola duke ‘ruajtur’ nuhatjen para portës.
Poll