Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana, Dinamo dhe Partizani, kryeqyteti sot kërkon “ringritjen”

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana, Dinamo dhe Partizani, kryeqyteti sot kërkon
Dinamo - Partizani - Tirana/ Fotomontazh

Dita e sotme do të jetë shumë vendimtare për disa nga ekipet e Superiores. Saktësisht për skuadrat e kryeqytetit.

Dinamo, Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushë dhe do të tentojnë fitoren për t’u rikthyer te rezultatet pozitive në kampionat. Asnjëra prej skuadrave aktualisht nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, ku prej javësh nuk e njohin shijen e fitores.

Dinamo dhe Partizani kanë nga 4 pikë, teksa kanë mundur të marrin 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje në 4 javët e para në kampionat. Ndërkohë nga krahu tjetër Tirana mban vendin e fundit në klasifikim me 2 pikë, teksa ka 2 barazime dhe kaq humbje.

Për këtë duele e ditës së sotme marrin një tjetër “peshë”. Kryeqyteti sot me doemos kërkon “ringritjen”, teksa vlen të përmendet se në orën 16:00 në “Selman Stërmasi” do të luhet derbi mes Dinamos dhe Tiranës, duel që vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj.

Gjithashtu në të njëjtën orë, paralelisht me derbin do të luajë edhe Partizani. Demat do të sfidojnë në transfer Bylisin dhe sigurisht për ta fitorja do të jetë e detyrueshme.

Poll

Lexo gjithashtu