
Tigrat Verdheblu
Një duel kampionësh do të luhet në “Elbasan Arena”. Elbasani do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Egnatias, takim që do të startojë në orën 20:00. Një duel mjaft i rëndësishëm mes dy ekipeve që do të kërkojnë fitoren për të vazhduar ngjitjen në klasifikim.
Për këtë duel nuk pritet të mungojë mbështetja e tifozëve të Elbasanit. Tigrat verdheblu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë “thumbuar” kampionët aktualë të Superiores, duke shkruar se ndaj kampionëve për t’iu marrë titullin.
“Te gjithe ne stadium, kundra ekipit Kampion per ti marr titullin. Te gjithe ne stadium, bashkohu me Tigrat ne C3”, shkruan tifogrupi i Elbasanit.
View this post on Instagram
Poll