Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta dhe Laçi në nevojë për 3 pikët, Edi Martini ‘kafshatë’ e lehtë për Cungun

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta dhe Laçi në nevojë për 3 pikët, Edi Martini
Edi Martini (m) & Armando Cungu (d)

Teuta do të presë në shtëpi Laçin për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Niko Dovana”, do të startojë në orën 18:00.

Një ndeshje në të cilën ekipet vijnë për 3 pikëshin e domosdoshëm. Laçi dëshiron fitoren për t’u larguar nga zona e ftohtë, ndërsa durrsakët përveçse do largoheshin nga ‘lufta’ për mbijetesë do të synonin “Final Four”.

Pa ditur se lojtaërt e cilit ekip do të triumfojnë në fushë, përsa i përket duelit të trajnerëve ndër vite, atë e ka fituar Armando Cungu.

Ky i fundit mund të themi se e ka ‘kafshatë’ të lehtë Edi Martinin. Në 4 duele të zhvilluara mes tyre në të shkuarën, Cungu ka triumfuar në 3, ndërsa 1 tjetër ka përfunduar në barazim. Një statistikë kjo që mund të ndihmojë disi teknikun shkodran dhe ekipin kurbinas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga