
Egnatia – Vllaznia është sfida e parë e ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Duel që starton në orën 14:00 dhe që zhvillohet në “Egnatia Arena”.
Një sfidë direkte mes ekipeve për kreun e renditjes. Diferenca prej 2 pikësh mes skuadrave bën që kjo sfidë të jetë shumë e luftuar, pasi një fitore do të vlente për vendin e parë në klasifikim.
Edlir Tetova dhe Thomas Brdaric prej ditësh kanë përgatitur në detaje këtë përballje. Mes mungesave dhe rikthimeve të rëndësishme të dy trajnerët kanë zgjedhur formacionet me të cilin do të zbresin në fushë.
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Dobjani, Veseli, Aleksi, Lushkja, Bakayoko, Malota, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ujka, Fangaj. Trajner: Edlir Tetova
Vllaznia: Qarri, Gurishta, Stojanovic, Bajrami, Yago, Krymi, Sala, Qato, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric.