Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tersi jashtë Elbasanit, verdheblutë gati të thyejnë "mallkimin"

Shkruar nga NEWSPORT
Tersi jashtë Elbasanit, verdheblutë gati të thyejnë
Elbasani

Nëse “Elbasan Arena” shihet si pika e fortë e Elbasanit në sfidat që luan në shtëpi, e njëjta situatë nuk mund të thuhet në ndeshjet jashtë fushe. Madje verdheblutë kanë si “tabu” transfertat.

Skuadra e Roberto Bordin nuk ia ka dalë që këtë sezon të marrë asnjë fitore në transfertë, madje diçka të tillë nuk mundi ta bënte as në duelin me Dinamon që u luajt në “Elbasan Arena” dhe ku dinamovitët ishin pritës.

Në dy transfertat e tjera të zhvilluara ndaj Skënderbeut dhe Tiranës kanë arritur të marrin dy barazime po me rezultatin 1-1. Tashmë sfida e radhës për ta do të jetë ndaj Bylisit, përballje që do të luhet në “Adush Muça” ditën e dielë në orën 16:00.

Trajneri italian bashkë me ‘djemtë’ e tij do të udhëtojnë në Ballsh me misionin e qartë, të sigurojnë fitoren dhe të thyejnë “tersin” jashtë fushe, për të qenë më pas një nga ekipet pretendentë për të qenë në “top-4”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga