Dinamo u mposht në përballjen me rivalin e qyteti, po loja “ngroh” Dajën dhe stafin drejtues.
“Nëndetësja” e ka marrë me qetësi këtë disfatë dhe nuk është futur aspak në panik. Niveli i lojës i treguar e justifikon mosbërjen dramë, pasi blutë kishin rates shënimi dhe u paraqitën sit ë barabartë kundër liderit të kampionatit.
Askush nga dinamovitët nuk e ka parë si diçka tragjike, pasi dihet në Derbi mund të fitosh ose edhe të humbasësh pavarësisht nga gjendja, forma, renditja dhe pikët. Dinamovitët u përpoqën të luanin një futboll të bukur si ndaj Elbasanit në Elbasan, por kësaj here rezultati rrodhi ndryshe.
Fakti që, skuadra e Dajës ka po aq pikë sa Egnatia, plus janë në 4-she, pra për momentin objektivi “Final Four” po përmbushet, atëherë nuk ka vend për mërzitje në kampin e bluve, por përkundrazi kjo humbje duhet të vlejë si mleksion për Derbit e tjerë të sezonit.