
Arbër Abilaliaj po u jep dorën e fundit përgatitjeve për duelin e ditës së nesërme ndaj Vllaznisë. “Demat” po zhvillojnë përgatitje intensive në mënyrë që të jenë sa më shpejt gati për shkodranët.
Situata në kampionat nuk është shumë e mirë dhe Abilaliaj ndaj kuqebluve synondhe shpreson të shkelmojë krizën. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përveç faktit që luajnë në transfertë në “Loro Boriçi” do të kenë edhe mungesa.
Kështu Abilaliaj nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Altin Bytyçit dhe Adnard Mehmetit. Të dy lojtarët do të mungojnë për shkak dëmtimesh dhe stafi shpreson që sa më shpejt të rikuperohen dhe të vihen nën urdhrat e ekipit.
Kujtojmë se dueli me Vllazninë do të luhet ditën e nesërme në Shkodër në orën 16:30. Takim ky i vlefshëm për javën e 28-të të kampionatit.