
Laci
Klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë kanë marrë pushimet, pasi në fundjavë, deri në mesjavën e ardhshme do të luhen ndeshjet e Kombëtareve. Megjithatë, te Laçi nuk ka pushim.
Klubi kurbinas ka zyrtarizuar ditën e sotme një ndeshje miqësore që do ta zhvillojë këtë javë. Bardhezinjtë do të përballen me ekipin e Kategorisë së Parë, Vorën, të cilët janë pretendetë për t’u ngjitur në elitë.
Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin e Vorës. Ditën e premte, më 6 shtator duke nisur nga ora 17:00, Vora dhe Laçi do të përballen në këtë miqësore.
View this post on Instagram
Poll