Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të gjithë sytë te “Arena e Demave”, java e 4-të e Superiores luhet në dy ditë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë sytë te “Arena e Demave”, java e 4-të
Kategoria Superiore

Për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, kampionati është në pauzë dhe ndeshjet e javës së 4-të të tij do të luhen më 11 dhe 12 shtator. Përballje mjaft interesante janë në program, ku spikat dueli mes Partizanit dhe Dinamos, takim që do të luhet në “Arenën e Demave”.

Kështu të mërkurën do të luhen 3 ndeshje. Gjithçka do të nisë me duelin mes Bylisit dhe Tiranës, takim që do të startojë në orën 16:00.

Ndërkohë në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë Në Korçë dhe Shkodër.  Skënderbeu  - Teuta do të luhet në Korçë në orën 19:00. Paralelisht me sfidën që zhvillohet në Korçë do të luhet edhe takimi mes Vllaznisë dhe Egnatias në “Loro Boriçi”.

Dy ndeshjet e tjera do të luhet ditën e enjte. Në orën 19:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe në Tiranën. Në “Elbasan Arena” do të përballen mes tyre Elbasani dhe Laçi, ndërsa në “Arenën e Demave” përplasin “brirët” Partizani dhe Dinamo, ku te këto të fundit do të debutojë Ilir Daja.

Të gjithë sytë te “Arena e Demave”, java e 4-të
Ndeshjet e javes se 4 te Superiores

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga