
Ultras Guerrils
Tirana pret sot Partizanin, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Ky takim merr jetë në stadiumin “Air Albania”, prej orës 19:00.
Ultras Guerrils, grupimi tifozërik që mbështet Partizanin, ka dhënë detajet e fundit të organizimit për derbin e kryeqytetit. Ata ftojnë tifozët të mos harrojnë ngjyrën e kuqe, atë që përfaqëson “Demat”.
Njoftimi i Ultras Guerrils:
"Grumbullimi fillon prej orës 12:00 tek rruga Federik Shiroka dhe nisja drejt stadiumit rreth orës 16:30. Mos harroni shallat me vete, bluzen e kuqe të grupimit ose fanellën e Partizanit. Bashkë ta skuqim qytetin e tribunën edhe ktë herë si përherë. Tifozllik 90 minuta e përtej 90 minutave. Forca Partizan!"
Poll