Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Dinamo nisin “festën” para derbit, shkak bëhen 4 futbollistë të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Te Dinamo nisin “festën” para derbit, shkak bëhen 4
Partizani

Dinamo – Partizani padiksutim është supersfida e javës së 13-të të Superiores. Përballje kjo që do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë në orën 17:00 do të “gozhdojë” tifozët për 90-të minuta.

Tashmë ekipet kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë, ndërsa në të dyja kampet ka optimizëm për fitoren. Por situata me dëmtimet nuk është shumë në favorin e “Demave” të Aleksander Veselinovic.

Kjo pasi 4 lojtarë rrezikojnë derbin për shkak dëmtimesh. Andi Hadroj ka shfaqur disa probleme në javën e fundit dhe në sfidën ndaj Teutës mësohet se ka pësuar edhe një goditje në pjesën e kofshës.

Edhe Redon Ismajli ka shfaqur disa probleme, me 22-vjeçarin që ka disa shqetësime muskulore dhe mbetet të shihet nëse do të mund t’ia dalë deri ditën e derbit të rikuperohrt. Gjelbrim Taipi është lojtari i radhës që shqetëson stafin e të kuqve, pasi mesfushori la fushën i dëmtuar ndaj Teutës, njëjtë si Bintsouka, i cili gjatë një përplasjeje me Tafas vazhdon të ketë shqetësime.

Gjithsesi te stafi i kryeqytasve shpresojnë dhe “kryqëzojnë” gishtat që të 4 lojtarët të mund të rikuperohen në kohë për të luajtur në derbin me Dinamon, në të kundërt Veselinovic duhet të bëjë gati planin B për dinamovitët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga