Dueli ndaj Vorës pavarësisht humbjes 4-1 në “Selman Stërmasi” do të mbahet mend gjatë nga njëri prej futbollistëve. Saktësisht për Petro Markun, i cili debutoi në Superiore ditën e djeshme.
Talenti i ballshiotëve bëhet kështu futbollisti më i ri që debuton në kampionat me fanellën e Bylisit. Vetëm 16 vjeç, 4 muaj e 19 ditë, Marku thyen rekordin e mëparshëm, duke lënë pas emra si Xhuljo Tahiraj dhe sulmuesin të njohur nigerian Peter Olayinka.
“Petro Marku ka hyrë në histori duke u bërë lojtari më i ri që debuton në Kategorinë Superiore, me fanellën e FK Bylis.
Vetëm 16 vjeç, 4 muaj e 19 ditë, Marku thyen rekordin e mëparshëm Në moshën 16 vjeç, 4 muaj e 19 ditë, Petro ka thyer rekordin e mëparshëm, duke lënë pas emra si Xhuljo Tahiraj dhe sulmuesin tonë të njohur nigerian Peter Olayinka.
Ky debutim është dëshmi e qartë e besimit të klubit te të rinjtë, e punës së akademisë dhe e vizionit afatgjatë të KF Bylis për të ardhmen.
???? Urime Petro! E ardhmja sapo ka filluar”, ka shkruar klubi ballshiotë.
