Vllaznia - Dinamo
Vllaznia – Dinamo është një nga duelet e javës së 11-të të Superiores. Madje kjo përballje është cilësuar si supersfida e kësaj jave, pasi sfidohen 2 nga ekipet pretendente për titullin kampion në këtë sezon.
Takim ky që do të luhet në “Loro Boriçi” ditën e shtunë, ora 17:00. Pikërisht për këtë sfidë, shkodranët kanë nxjerrë në shitje edhe biletat, teksa kanë bërë publike edhe çmimet e tyre.
Një biletë në tribunën C kushton 200 lekë, ndërsa në tribunën D ka vlerën e 400 lekë. 500 lekë kushton një biletë në tribunën D, ndërsa në atë A dhe B ka vlerën 1000 lekë. Nga ana tjetër në tribunën VIP një biletë kushton 1500 lekë.
View this post on Instagram
Poll
