Java e 13-të e Superligës shqiptare dhuron po kaq gola, 13-të. Në 5 takimet e zhvilluara, u regjistruan 3 barazime me rezultat të njëjtë, 1-1, ndërsa fitore shënuan dy prej ekipeve të kryeqytetit.
Partizani mban kreun e kampionatit, pas fitores 2-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos. Të kuqtë numërojnë 24 pikë, ndërsa përfituan edhe nga hapi fals i Vllaznisë për të shkuar në +2 nga shkodranët.
Kuqeblutë u ndalën në barazim nga Egnatia. I njëjti rezultat, 1-1 u shënua edhe mes Laçit e Elbasanit, si edhe Teuta-Skënderbeu. Fitoren më të thellë e regjistroi Tirana me shifrat 4-0. Pas 13 javësh, Balaj udhëheq renditjen e golashënuesve me 8 gola.
Galeria fotografike ()
Poll