Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“S’u surprizova nga Tirana, kështu luajnë ata”, Oltijon Kërnaja i motivuar pas fitores në derbi: Titullin? Të kapim...

Shkruar nga NEWSPORT
“S’u surprizova nga Tirana, kështu luajnë ata”,
Oltijon Kërnaja

Partizani ka fituar derbin përballë Tiranës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të të kuqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Oltijon Kërnaja. 

“Ne e kishim përgatitur në këtë mënyrë, falë Zotit kam lojtarë që mund të ndryshojmë sistemet pa bërë zëvendësime. Ne dimë pikat e forta dhe të dobëta të Tiranës. Tirana të lë të luash futboll dhe nuk është agresive.

Golin e parë e kishim menduar, sepse i dimë problemet e Tiranës në goditjet standarde, pësoi 3 gola me Dinamon. E kishim studiuar shumë ndeshjen me Dinamon. Kjo falë çunave në prapavijë, përshëndes familjen e kuqe.

Goli i 3-të? Rastet i kishim, me Diegon dhe Gudjufin. Por e rëndësishme ishte fitorja, donim që ta bënim 3-0 për të marrë hak.

Të them të drejten s’u surprizova, këtë mënyrë loje ka bërë Tiranë duke futur Haxhiun nga qendra. Ne e zgjidhëm me Koten, që të shkonte ai presing qendërmbrojtësit dhe Toma t’i bënte presing Metës ose Dembeles. Vendosja e Tiranës me 3 mbrojtës ka qenë edhe me Flamurtarin, s’ishim surprizuar. Rëndësi s’kanë emrat.

Ne zbritëm falë lodhjes, duke qenë se Kote s’ka marrë shumë minuta. Gudjufi bën shumë mirë, por edhe Human bën mirë 6-shin dhe 8-shin. Në një moment ose tjetër do t’i kapnim në tranzicion, dihen aftësitë e Skukës.

Kemi marrë më pak se kemi merituar, kemi 4 pikë më pak. Me Vllazninë dhe Vorën kemi bërë mirë, meritonim më shumë, sot mund ta kalonim “Final Four”. Një ka qenë autogol me Dinamon në momentin më të mirë, një tjetër nga goditja standarde ku ne punojmë shumë. Çdo trajner në fillim mundohet të sistemojë pjesën mbrapa, u munduam ta rregullonim pastaj të shifnim sulmin, ngadalë vijnë golat.

Si fitova dhomat e zhveshjes? Duke thënë realitetin, që kush vrapon luan. Falë Zotit po vrapojnë dhe luajnë, jemi të gjithë të barabartë. Meritokracia na çon para, konkurrenca e parë. Titulli? Si fillim të shkojmë te “Final 4” pastaj të flasim për titull. Mos harroni ku ishim, sot jemi me 20 pikë, janë marrë shumë.

Dhimbja e kokës më e mirë për një trajner që të ketë mundësi në zgjedhje. Fusha do ta tregojë. Në stërvitje punojmë shumë, çdo gjë është korrekte me djemtë”, tha Kërnaja.

Poll

Lexo gjithashtu