Superiorja i ka lënë skenën ndeshjeve të Kombëtares, me kuqezinjtë që kanë marrë vëmendjen e tifozëve . Më 7 shtator “djemtë”’ e Sylvinhos do të luajnë ndaj Ukrainës, ndërsa 3 ditë më pas do të presin në “Air Albania” ekipin e Gjeorgjisë.
Për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, kampionati është në pauzë dhe ndeshjet e javës së 4-të të tij do të luhen më 11 dhe 12 shtator. Përballje mjaft interesante janë në program, ku spikat dueli mes Partizanit dhe Dinamos, takim që do të luhet në “Arenën e Demave”.
Kështu të mërkurën do të luhen 3 ndeshje. Gjithçka do të nisë me duelin mes Bylisit dhe Tiranës, takim që do të startojë në orën 16:00. Paralelisht me sfidën që zhvillohet në “Adush Muça” do të luhet edhe takimi mes Vllaznisë dhe Egnatias në “Loro Boriçi”.
Ndërkohë në orën 19:00 e gjithë vëmendja do të jetë te sfida mes Skënderbeut dhe Teutës. Takim që do të luhet në Korçë në orën 19:00.
Dy ndeshjet e tjera do të luhet ditën e enjte. Në orën 19:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe në Tiranën. Në “Elbasan Arena” do të përballen mes tyre Elbasani dhe Laçi, ndërsa në “Arenën e Demave” përplasin “brirët” Partizani dhe Dinamo, ku te këto të fundit do të debutojë Ilir Daja.