Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“S’mund t’u jap minuta lojtarëve që duan të largohen”, Mirel Josa “kryqëzon” të tijët: Ja cilët futbollistë ishin problemi ynë

Shkruar nga NEWSPORT
“S’mund t’u jap minuta lojtarëve që duan të
Mirel Josa

Flamurtari ka fituar në shtëpi përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 3-0 në favor të vendasve. Pas këtij dueli ka folur trajneri i ballshiotëve, Mirel Josa.

“Goli erdhi nga një gabim individual, pasi topi kur vjen nga krahët kurrë nuk kthehet në qendër të mbrojtjes. Duhet të ishim futur me më shumë iniciativë për lojën, qoftë nga Malomo apo mesfushorët e qendrës. Bëmë dy ndryshime sapo nisi pjesa e dytë, por goditja që pësuam me golin e Markut, pastaj neve na ka “shuar” pretendimet që kishim këtë ndeshje.

Ne ishim 4-4-1-1. I kishim thënë Malomos dhe Ibrahim që të kishin presion tek dy mbrojësit e qendrës nga krahu që do luhej topi. I thamë që të mos lëvizte, duke thënë që Trashi shkon përpara. Ky ishte një problem i qartë për të dy lojtarët. Kështu që nuk besoj se u çamë nga ai. Edhe Flamurtari po bënte lojën e vet, do të dilte në sulm përpara me Trashin, e dimë që ndërton nga krahu i majtë. Problemi më i madh ishte, në momentin që rifitonim topin, e humbnin në qendër të fushës.

Kishte probleme të tjera të mbështetjes. Neve s’na funksionoi as krahu djathtë i yni. Lojtari s’ka problem vetëm të marrë topin në thellësi. Në vend që të kishim mbështetje mbrapa, një lojtar shkonte përpara.

3 humbje radhazi, përballë kundërshtërëve direkt? Më shqetëson sepse ne e marrim golin shumë lehtë. S’më shqetëson vetëm tani, por mënyra se si do të rikuperohemi, qoftë fizikisht dhe nga ana psikologjike. Mungesa e Brunos rezulton mungesë e madhe, por këto lojtarë kemi. Duke qenë se këto kemi, disa nga lojtarët janë me mendje për të qëndruar, e disa për t’u larguar. Nëse ndonjëri do të largohet, unë s’mund t’i jap minuta loje”, tha Josa.

Poll

Lexo gjithashtu