
Skuka, Murataj, Guerrils
Xhuliano Skuka dhe Valentino Murataj u kanë dedikuar disa rreshta tifozëve pas humbjes në finalen me Egnatian. Partizani u mposht në Air Albania dhe dorëzon kështu fronin e kampionit duke u mjaftuar me vendin e dytë në Superiores.
Dy benjaminët e tifozërisë së kuqe i janë drejtuar tifozëve me fjalë të njëjta në InstaStory-t e tyre duke u kërkuar falje në njëfarë mënyrë.
“Ju jeni krenaria e këtij klubi. Nuk e meritonit këtë fund, nuk jeni ndalur gjatë gjithë vitit duke kënduar dhe duke na qëndruar afër në çdo moment”, shkruajnë Skuka e Murataj.


Galeria fotografike ()
Poll