Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Situatë e paprecedentë te Partizani, a po përsëritet historia e kundërshtarit të përjetshëm?! Kur tifozët e Tiranës kërkonin largimin e drejtuesve 

Shkruar nga Nikoll Rajta
Situatë e paprecedentë te Partizani, a po përsëritet
Fotomontazh/ "Ultras Guerrils", Logo e Partizanit, presidenti Gaz Demi

Partizani po kalon një nga situatat më të pazakonta që kur Gaz Demi mori drejtimin e klubit. Dy largime të papritura së fundmi, ai i trajnerit Skënder Gega dhe Drejtorit Teknik, Sokol Haxhia kanë krijuar “tërbim” te tifozët e kuq, të cilët nuk po përmbahen më.

Ditën e sotme, tifogrupi mbështetës i Partizanit, “Ultras Guerrils”, kërkoi dorëheqjen e disa prej drejtuesve, duke qenë haptazi kundër politikave aktuale që po ndjek klubi kryeqytetas.

Por a po përsëritet e njëjta histori si e kundërshtarit të përjetshëm, Tiranës?!

Disa vite më parë, klubi “bardheblu” ishte “viktimë” e një ngjarje të tillë, ku tifozët kërkonin largimin e drejtuesve. Madje shkoi më tej, deri kur tifozët shkuan në stërvitjen e ekipit, duke ua bërë të qartë “sy më sy” që duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të kenë shpirt luftarak për fanellën që kishin veshur.

“Tirona jonë, shitët fanellën! Stafi, Lojtar, Drejtues jepni dorëheqjen!”, ishte banderola e cila u përdor më së shumti nga tifozët bardheblu gjatë asaj periudhe të vështirë që klubi i Tiranës po kalonte.

Ndërkohë që tifozët e Partizanit po “rikthejnë” në “habitatin” e tyre situatën e paprecedentë që ndodhte te Tirana. Sot, “të kuqtë”, kanë të njëjtën ideologji, por me “slogan” tjetër. “Partizani ka vetëm tifozët”, shkruhej në reagimin e “Ultras Guerrils” sot, duke mohuar kategorikisht ekzistencën e drejtuesve, madje edhe të lojtarëve.

E çuditshme, kur vjen puna tek një klub te Partizani, i cili gjithmonë ka qenë pretendent në çdo garë kombëtare ku merrte pjesë, madje “lojtari i 12-të” i tyre “mburrej” para çdo fund apo fillim ndeshje. Megjithatë, tifozët kanë gjetur “fajtorin e tyre”, pra drejtuesit, tek të cilët nuk kanë më besim, ndryshe nga disa vite më parë. Një besim i “zbehur” dhe “venitur” në këto momente të vështira, ku Partizanit nuk i duhet të mendojnë vetëm për merkaton apo trajnerin e ri.

Klubi në këto momente ndodhet në “gjendje të jashtëzakonshme” pasi rrezikon përçarjen me ata që s’duhet... me tifozët. A do të ketë një “krizë” apo një “divorc” mes palëve? Kjo mbetet të shihet, në rast se drejtuesit do të reagojnë apo ndoshta edhe tifozët mund të ndryshojnë mendje dhe të pranojnë politikat e klubit të përjetshëm të tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga