Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Siguruan mbijetesën dhe rrëzuan Bylisin, Arjan Bellai tepër i lumtur: Këta lojtarë i kam si djemtë e mi

Shkruar nga NEWSPORT
Siguruan mbijetesën dhe rrëzuan Bylisin, Arjan Bellai tepër i
Arjan Bellai

Vora ka fituar në shtëpi përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi me shifrat 5-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Arjan Bellai.

“Kur arrin Superioren, të bazuar tek çunat shqiptarë me një bazë nga Kategoria e Parë, jam shumë i lumtur. Dhe tani që flas, dua t’i falënderoj shumë për atë që kanë dhënë në këto dy vite. E panë se çfarë ishte Superliga, krijuan eksperiencat e tyre, lojtarë që luajnë me shpirt dhe janë luftarak.

Luftëtari është ekip që që ka mbajtur futbollistë të mirë, luftëtarë siç ishim ne. Ne shqiptarët kemi lidhje ndryshe me futbollin, djemtë tanë kuptojnë me një fjali timen se çfarë dua. Për këtë është futbolli, lojë që të vraposh shumë për të marrë atë që meriton. Meritë ka edhe presidenti, kemi zgjedhur lojtarë që kanë grintë. Unë nuk i njihja disa, por i njihte presidenti. Kështu nisi ndërtimi i këtij ekipi. Menaxhimi? Unë i kam lojtarët si djemtë e mi. Unë jam gjithmonë pranë tyre, janë çuna me probleme dhe që duhet të përmirësohen. Mbi kokë gjithmonë dhe duke u bërë vërejtjet e duhura, por duke i ndihmuar tek problemet. Kishim probleme me Hasën dhe Karricën, më pas Dalipin, që na ndikuan paksa.

Por me Dakën që u fut në mentalitetin e futbollit tonë, ishte zgjidhja e duhur për të dy krahët. Këto janë momentet që disa futbollistë na kanë ndihmuar në momente të caktuara. Karrica ka qenë nga pikat tona të forta, u dëmtua, u rikthye dhe na ndihmoi. Daka dhe Kasalla gjithashtu. Kam një vërejtje nga Shehi dhe Repaj, që nuk i zë kurrë të mirat që kanë bërë. I dua të gjithë njësoj”, tha Arjan Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu