Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Shkëmbi nuk duhej hequr", ish-trajneri i Tiranës analizon situatën: Uroj që të mos bjerë nga Superiorja

Shkruar nga NEWSPORT
"Shkëmbi nuk duhej hequr", ish-trajneri i Tiranës analizon
Erbim Fagu

Erbim Fagu ka folur në News24 rreth sezonit të Tiranës, rikthimit të Shkëmbit si dhe shumë gjërave që kanë të bëjnë me bardheblutë.

Kujtojmë, që ish-futbollisti ka luajtur dikur me kryeqytetasit dhe i njeh mjaft mirë. madje, Fagu ka drejtuar ekipin jo vetëm më larg se sezonin e kaluar. Ai beson se strategjia e drejtuesve qe e gabuar për të hequr direkt dorë nga trajneri korçar. Kjo u pasqyrua me "rokadën" e papritur tani gjërat nuk janë aspak komode për ekipin e Superiores.

"Uroj që mos të bjerë nga kategoria, pasi nuk ia uroj kurrë Tiranës që të luajë një kategori më poshtë. Shpresoj që me Shkëmbin të lëvizin disa gjëra.

Dinamo më e avantazhuar se Partizani. Po të shikosh stolin e dinamovitëve, ka emra që mund t’i  fusësh në formacion. Partizani është dobësuar goxha me ikjen e disa lojtarëve. 

Kjo nuk është normale aspak, të paktën nga ana profesionale. Shkëmbi nuk duhej hequr, pavarësisht rezultateve që nuk ishin të duhura. Ai e njihte skuadrën. 

Tirana u mundua të krijojë një ekip me lojtarë të ri dhe të etur, por jo çdokush mund të luajë me Tiranën. Tirana ka patur përherë futbollistë me peshë", u shpreh Fagu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga