Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sherri mes tifozëve në Elbasan, specialisti i moviolës Klajdi Kola komenton situatën e paprecedentë: Arbitri fuqiplotë për të marrë vendime, skuadrat u lajmëruan dy herë

Shkruar nga NEWSPORT
Sherri mes tifozëve në Elbasan, specialisti i moviolës Klajdi
Klajdi Kola

Ndeshja mes Elbasanit dhe Tiranës nisi me tensione mes tifozëve, të cilët u bënë protagonistë të një skene të shëmtuar ku u regjistruan përplasje të forta mes tyre. Një koment lidhur me këtë precedent dha dhe specialisti i moviolës, i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" që transmetohet në Rtsh.

"Është hera e dytë në këtë kampionat që një arbitër ndalon ndeshjen për sjellje të dhunshme të tifozëve siç ndodhi në rastin e Juxhin Xhajës. Normalisht rregulli i pestë thotë që arbitri është fuqiplotë për të marrë vendime, për të ndaluar, ose pezulluar ndeshjen në bazë të rëndësisë së incidentit, ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ndaj lojtarëve dhe gjithashtu ndaj arbitrave.

Përveç të tjerave, përveç se i lajmëroi dy herë skuadrat për hedhjet e sendeve në fushë. Pjesë kishin të dyja skuadrat që në fillim sepse i pamë dhe në transmetim.

Gjithsesi kur erdhi momenti i fundit, pas dy paralajmërimesh goditet dhe arbitri. Këtu pastaj është e pafalshme, por edhe skuadrat nuk kanë faj. Edhe Tirana, edhe Partizani dhe ekipet e tjera i kanë këto problematika me tifozët.”, u shpreh Kola.

Poll

Lexo gjithashtu