
Baton Zabërgja
Dinamo ka fituar përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 në favor të “bluve”. Pas kësaj sfide ka folur sulmuesi i Dinamos, Baton Zabërgja.
“Mendoj se e merituam këtë fitore. Për çdo sulmues është i rëndësishëm goli, por të festojmë si ekip këto 3 pikë të marra. Sa i përket performancës sime janë dhe detyrat e trajnerit Ilir Daja të cilat duhet ti zbatojmë.
Nëse i zbaton do të dalësh mirë si në sulm apo mbrojtje. Gjatë gjithë javës profesori më ka thënë që të jem më afër golit dhe ja ku erdhi dhe goli. Normalisht çdo trajner e ka filozofinë e tij dhe varet si përshtatesh”, tha Zabërgja.
Poll