
Marco Alia ka dal sërish Lojtari i Ndeshjes pas sfidës me Elbasanin. Këtë gjë gardiani i korçarëve e ka bërë në barazimin në Durrës 1-1 kundër Teutës, pas së cilës është shprehur në intervistë. Portieri po përformon shkëlqyeshëm në Superiore me një rendiment për t’u admiruar. Edhe tekniku i durrsakëve ka vënë theksin te pritjet e Alias, të cilin e përgëzon.
“Kam humbur gjithmonë në këtë fushë. Kam ardhur 4 herë vjet, si me ekipin tonë, ashtu dhe me ekip kombëtar dhe prap kam dal pa pikë. Jam i lumtur që më në fund mora një rezultat pozitiv në Durrës. Kur jemi në dhomat e zhveshjes i them mbrojtësave të godasin në portën time(shaka). Duam sa më shumë pikë dhe unë po jap ndihmën time që të dalim nga kjo situatë ku ndodhemi. Në ndeshje si me Partizanin apo Vllazninë nuk ke çfarë bën. Pësuam shpejt dhe vihesh nën presion. Një portier i mirë ka rendiment të lartë atëherë kur është volume i shumtë nga sulmuesit kundërshtar. Hoqa mjekrrën dhe bishtalecat, madje. Më ishin mërzitur.”, u shpreh portieri i Skënderbeut Alia.