Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rreth 70 milionë lekë, në Vlorë pa “frena” për Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
Rreth 70 milionë lekë, në Vlorë pa “frena”
Flamurtari

Flamurtari siguroi ngjitjen në Superiore pas 5 vitesh mungesë. Vlonjatët “premtojnë” se rikthimi në elitë do të jetë i fuqishëm dhe se nuk do të jenë kalimtarë.

Sinan Idrizi nuk do të kursehet aspak për të ndërtuar një ekip mjaft pretendent dhe për këtë në Vlorë kanë hapur “thesin”. Buxheti i këtij sezoni do të jetë pa limit.

Ndërkohë buxheti për pagat do të variojë nga 3 milionë lekë deri në 5 milionë lekë në muaj për lojtarët dhe stafin. Nga një përllogaritje e thjeshtë rreth 70 milionë lekë në sezon. Gjithashtu nga sa mësohet bëhet me dije se gjatë sezonit në Superiore nuk do të mungojnë as bonuset dhe shpërblimet për skuadrën.

Një mënyrë kjo për të motivuar futbollistët dhe ekipin për të marrë sa më shumë rezultatet dhe për të qenë edhe më produktivë. Një buxhet goxha i lartë, i cili “kërcënon” edhe liderët e Superiores dhe mbetet të presim për të mësuar edhe lëvizjet e para në Vlorë.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga