Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rrapaj romantik pas fitores në derbi: Mesazhet me zemra? Të dashurës, ishte në stadium

Shkruar nga NEWSPORT
Rrapaj romantik pas fitores në derbi: Mesazhet me zemra? Të
Arinaldo Rrapaj

Partizani vazhdon të mposhtë Tiranën në derbi, teksa në “Air Albania” triumfuan 2-1. Një triumf shumë i rëndësishëm përballë rivalit të përjetshëm.

Një prej heronjve të kësaj sfide ishte edhe Arinaldo Rrapaj. Ky i fundit theksoi se kjo fitore i shkon babait të presidentit Gaz Demit.

“Mesazhe me zemra, kujt ia dedikove fitoren? Janë thjeshtë mesazhe me të dashurën sepse ishte në stadium dhe ishte e lumtur që fitova në derbi.

Fitorja? Ndeshje shumë e rëndësishme. Këtë fitore ia dedikojmë Resul Demit, i cili po kalon ditë të vështira.

Vjet lojtari më i mirë, sivjet jo shumë? Është e vërtetë dhe e ndjej se nuk jam në formën time më të mirë. Po luftoj shumë për të arritur të bëj më të mirën”.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga