Ildi Gruda dhe Bekim Balaj dukeshin si dyshja e pandalshme e Superiores. Sulmuesit e Vllaznisë morën mbi supe shkodranët duke shënuar ndeshje pas ndeshje e duke i kthyer në ekipin për t’u mundur të kampionatit.
Bomberi vijon të jetë ‘vrastar’, por e njëjta nuk mund të thuhet për anësorin. “Rraketës Gruda” i ka mbaruar baruti teksa në 8 ndeshjet e fundit nuk ka tundur asnjëherë rrjetën, ndërsa ka dhuruar vetëm 1 asist në barazimin me Dinamon.
Një formë shqetësuese që vjen para sprintit final të sezonit ku lojtarët duhet të bëjnë hapin dhe sforcon e fundit për të arritur objektivat. E rradhës është një ‘finale’ direkte me Partizanin dhe Gruda do të jetë titullar në ‘Air Albania’, ndaj një sfidë e tillë është perfekte për të treguar cilësitë e tij.