Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthim i rëndësishëm te Vllaznia, shkodranët bëhen "top” para Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim i rëndësishëm te Vllaznia, shkodranët bëhen
Ildi Gruda

Vllaznia është rikthyer ditën e sotme në stërvitje, me shkodranët që vazhdojnë përgatitjet për sfidën e javës së 9-të të Superiores. Ditën e shtunë kuqeblutë do të udhëtojnë në transfertë për të sfiduar Laçin, takim që starton në orën 14:00.

Për ëktë duel Thomas Brdaric do të ketë një rikthim shumë të rëndësishëm. Ildi Gruda pas disa muajsh mungesë tashmë është gati të japë kontributin e tij për shkodranët në sfidat e ardhshme.

Kështu ekipini brdaric bëhet “top” para sfidës me kurbinasit, ku fitorja është shumë e rëndësishme për shkodranët. Këto të fundit kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, pasi iu mungon prej dy javësh. Aktualisht kuqeblutë kanë 14 pikë dhe mbajnë vendin e dytë në klasifikim me 1 pikë më pak se Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga