Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rezultatet negative zhgënjejnë drejtuesit, trajneri i Superiores në “fije të perit”

Shkruar nga NEWSPORT
Rezultatet negative zhgënjejnë drejtuesit, trajneri i Superiores
Enkeleid Dobi

Teuta nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Durrsakët prej javësh nuk arrijnë dot të sigurojnë fitore.

Saktësisht në 5 javët e fundit nuk kanë mundur të sigurojnë 3 pikët. Kanë marrë 4 barazime rresht dhe 1 humbje, atë ndaj Egnatias ditën e premte. Rezultatet këto që kanë vënë në “fije të perit” Enkeleid Dobin.

Drejtuesit janë të zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës dhe në këto kushte “lëkundet” e ardhmja e trajnerit. Me merkaton e janarit afër, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes palëve, nëse Dobi do të vazhdojë apo do të ketë një largim nga “Djemtë e Detit”.  

Poll

Lexo gjithashtu