Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Refik Halili hap “thesin” pas fitores në derbi, zbulohet PREMIO për ekipin (SHUMA)

Shkruar nga NEWSPORT
Refik Halili hap “thesin” pas fitores në derbi, zbulohet PREMIO
Refik Halili

Tirana triumfoi në debri mbrëmjen e djeshme ndaj Partizanit. Bardheblutë fituan 3-0 ndaj të kuqve në një sfidë spektakolare në “Air Albania”.

Një fitore që vlen më shumë se 3 pikë, aq më tepër në një moment “JO” që po kalonin ekipet dhe tashmë skuadra e Roberto Bordin “shkelmon” krizën në sfidën më të rëndësishme të sezonit.

E siç ndodh tashmë pas ndeshjeve të tilla, premio është si shpërblim për lojtarët dhe stafin. Refik Halili i kënaqur në maksimum për triumfin e të tijve ka vendosur të hapë “thesin”.

20.000 euro është premio që kreu i klubit do të shpërndajë për këtë fitore. Një shumë e cila do t'iu jepet futbollistëve dhe stafit të ekipit, për t’i motivuar akomë më shumë për sfidat e radhës.

Kujtojmë se fitorja e mbrëmshme e Tiranës është e dyta rresht në derbi kundër Partizanit. Siç dihet bardheblutë kanë triumfuar edhe në derbin e fundit të sezonit të kaluar, teksa sigurojnë 3 pikët edhe në derbin e parë të këtij sezoni. Siç duket bardheblutë ia kanë marrë “dorën” tashmë të kuqve dhe për herë të dytë rresht “veshin” kryeqytetin me ngjyrat BARDH e BLU.  

Poll

Lexo gjithashtu