Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Redon Xhixha ‘rikthehet’ në Superiore, sulmuesi poston FOTON me fanellën e Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Redon Xhixha ‘rikthehet’ në Superiore, sulmuesi poston FOTON me
Redon Xhixha / ©Qarabag

Redon Xhixha padiksutim është një nga sulmuesit më produktiv që ka luajtur në Superiore. Largimi i tij nga kampionati shqiptar duket se nuk ishte shumë i goditur.

Aventura e sulmuesit te Qarabag në Azerbajxhian nuk ka shkuar siç duhet, pasi Xhixha nuk po arrin dot të fitojë besimin e drejtuesve. Por pavarësisht kësaj ish-i i Laçit dhe Tiranës në Superiore vazhdon të japë kontributin e tij për ekipin nga Azerbajxhiani sa herë që thirret në ‘aksion’.

Por pavarësisht aventurës së tij jashtë vendit tonë, sulmuesit duket se është bërë pak nostalgjik. Laçiani ka postuar një foto në “Insta-Story” ku shihet i veshur me fanellën e Laçit, skuadër me të cilën pati shpërthimin në Superiore, gjë e cila bëri më pas edhe kalimin e tij te Tirana. Me bsrdheblutë arriti të fitonte Superkupën dhe titullin.

Redon Xhixha ‘rikthehet’ në Superiore, sulmuesi poston FOTON me
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga