Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Qindra mijëra euro në “arkat” e Egnatias, ylli i ekipit gati për aventurën iraniane (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Qindra mijëra euro në “arkat” e Egnatias, ylli i ekipit
Egnatia

Regi Lushkja është futbollisti më i ri i Tractor në Iran. Fantazisti ka vendosur që të largohet nga kampionët e Superiores, për të nisur një aventurë të re përtej Europës.

Ndërkohë që falë kësaj shitjeje, Egnatia ka përfituar plot 300 mijë euro. Disa javë më parë u përfol për një kalim të 29-vjeçarit te Sivasspor në Turqi, por këta të fundit kishin ofruar vetëm 100 mijë euro, shumë e cila është refuzuar kategorikisht nga drejtuesit e rrogozhinasve.

Me fanellën e Egnatias, Lushkja ka bërë mjaft mirë në 51 ndeshje që ka marrë pjesë. Ai ia doli që të kthehej në titullar fiks dhe protagonist, duke shënuar 19 gola dhe asistuar në 5 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu