
Ervin Bulku në RTSH
Zëvendëstrajneri i ekipit Kombëtar, Ervin Bulku ka folur për Bekim Balajn. Ai në RTSH ka theksuar rëndësinë e “bomberit” për Vllazninë dhe se fitorja e sotme nuk ishte aq e lehtë sa duekt. Për ish-futbollistin, Skënderbeu ka përfunduar në një situatë aspak komode dhe i dhimbset.
“Tregon nga java në javë se është lider. Protagonist si sot, ashtu dhe ndaj Tiranës.
Dihet infrastruktura e Skënderbeut, dashuria e tifozëve dhe do të doaj sa më shpejt të rikthehej ai Skënderbeu i dikurshëm. Vllaznia nuk e pati aq të lehtë sa duket, flasim 0-4 po në fushën e Korçës nuk e ka askush të lehtë.
Më vjen keq për Skënderbeun. Balaj ka qenë gjithmonë ai që ka nxjerr nga vështirësitë Vllazninë”, u shpreh Bulku.
Poll