Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Prej më shumë se 1 viti nuk fitojnë ndaj Laçit, Tirana në Korçë kërkon “hakmarrjen” ndaj kurbinasve

Shkruar nga NEWSPORT
Prej më shumë se 1 viti nuk fitojnë ndaj Laçit, Tirana
Ermal Meta dhe Myrta ne ndeshjen Laci - Tirana

Tirana këtë sezon nuk po gjen dot rehati. Bardheblutë nuk kanë një stadium ku të presin ndeshjet në kryeqytet dhe në këtë mënyrë duket se kanë marrë me radhë gjjthë impiantet e tjera.

Pas Vlorës për sfidën e javës së 10-të të Superiores do të udhëtojnë në Korçë. Në stadiumin “Skënderbeu” do të presin skuadrën e Laçit, përballje kjo që do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00.

Një duel shumë i rëndësishëm për të besuarit e Bledi Shkëmbit, ku fitorja për ta do të jetë “jetike”. Kundërshtari që kanë përballë nuk është i preferuari i tyre, madje është ekipi më “ters” i Superiores. Kjo pasi në përballjet direkte me kurbinasit, kryeqytetasit nuk e njohin fitoren prej majit të vitit të kaluar, ku Tirana triumfonte 3-0 në “Selman Stërmasi”.

Që nga ajo sfidë në 5 ndeshjet e tjera, bardheblutë nuk e njohin fitoren. 2 takime kanë përfunduar në barazim dhe 2 të tjera në favor të Laçit. Edhe dueli i parë i këtij sezoni përfundoi 0-0, duke bërë që Tirana të mos fitonte ndaj tyre.  Në Korçë ditën e nesërme bardheblutë do të synojnë “hakmarrjen” ndaj Laçit dhe tentojnë të thyejnë këtë “ters” të vitit të fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga