Partizani dhe Egnatia përgatiten të sfidojnë njëra tjetrën më datë 5 dhjetor, duke bërë që kjo sfidë të ketë ndikim të drejtëpërdrejt në kreun e kampionatit.
Të dyja ekipet janë ulur në “karriget” e para të kampionatit, ku klubi nga kryeqyteti ka vetëm 2 pikë më shumë nga ai i Rrogozhinës.
Shifrat tregojnë se ka patur një ekuilibër mes të 2 ekipeve për sa i përket ndeshjeve të fundit.
Në 6 sfidat e fundit numërohen 2 fitore për të dyja skuadrat dhe 2 barazime. Një statistikë për tu veçuar është fakti se në 15 sfidat e fundit prania e golit ka qënë e garantuar.
Poll