Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Polemikat me çmimin e biletave, Dinamo hap edhe tribunat pas porte: Sërish më shtrenjtë se Tirana e Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Polemikat me çmimin e biletave, Dinamo hap edhe tribunat pas porte:
Dinamo - Erzeni


Dinamo nxorri në shitje dy ditë më parë biletat për ndeshjen me Erzenin dhe çmimet e tyre shkaktuan shumë reagim tek tifozët.

10 mijë lek të vjetra në tribunën përballë dhe 30 në atë kryesore janë çmime ‘alla’ Tirana – Partizani. Kjo u pa si një ‘bllokadë’ ndaj tifozëve shijakas që si gjithmonë pritet të jenë të shumtë në numër.

Poll

Mirëpo, sot klubi blu ka nxjerrë në shitje edhe biletat në tribunën pas porte me çmimin 500 lekë, të cilat sërish janë më shtrenjtë se në ndeshjet e Tiranës apo Partizanit në këtë stadium (400L), por të paktën është një shifër e përgjysmuar në krahasim me atë ‘karshi’.

Ndeshja luhet nesër në orën 18:00 në Air Albania, e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga