Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Po presim zëvendësuesin e Rrapajt dhe Mba”, drejtori Abilaliaj sqaron tifozët: Ju tregoj situatën e Sodiq

Shkruar nga NEWSPORT
“Po presim zëvendësuesin e Rrapajt dhe Mba”, drejtori
Arber Abilaliaj

Arbër Abilaliaj ka folur për RTSH Sport para sfidës me Skënderbeun, takim që starton në orën 17:00 në “Arenën e Demave”. Një duel shumë i rëndësishëm, ku kryeqytetasit do të kërkojnë fitoren, për ta nisur mbarë vitin 2025.

Drejtori sportiv i të kuqve ka folur edhe për largimet e futbollistëve, të cilët janë shitur nga ana e klubit. Sipas tij ofertat ishin të parefuzueshme dhe kjo është një nga taktikat e drejtuesve për të shitur sa më shumë futbollistë.

Ndër të tjera ka folur edhe për afrimet dhe për një nga çështjet më të “nxehta” të ditëve të fundit siç është Sodiq.

4 largimet e “bigëve”? Është e vërtetë. Janë 4 largime shumë të rnëdësishme, të cilët kanë krijuar edhe fizonominë e skuadrës. Ne nuk mund të bëjmë një hap mbrapa në merkato dhe kubi duhet të qëndrojë si një ndërmarrje e madhe, ku edhe duhet të prodhojmë edhe të shesim.

Ishin futbollistë që arritën pikën maksimale edhe për shkak të ofertave të konsiderueshme. Një klub shqiptar nuk mund t’iu thotë jo. Kërkesat e klubit janë rritur dhe kryesisht të gjithë futbollistët që janë larguar kanë arritur të bëjnë mirë në skuadrat e reja.

Kanë firmosur 3 futbollistë shumë të rëndësishëm. 2 prej tyre janë zëvendësuar direkt. Sulmuesi Dimitri një zëvendësues i Carës dhe një tjetër mbrojtës në vend të Hadrojt.

Sodiq? Unë jam për të sqaruar të gjithë tifozët për këtë situatë. Kemi bërë një investim shumë të rëndësishmë tek ky futbollist. Ka patur vetëm një keqkuptim dhe sa i takon profilit të tij, kemi mbi 1 vit që e ndjekim. Do të jetë një nga lojtarët më të mirë që  do të zëvendësojë Hadrojin.

Guxhuf do të jetë një vlerë e shtuar e kampionatit shqiptar. Mund të luajë në të 2 krahët. E ka treguar me klubet ku ka luajtur. Jemi me 11 janar dhe jemi në diskutim e sipër për të plotësuar organikën dhe sigurisht do të ketë edhe afrime të tjera për të bërë grupin më të plotë.

Sigurisht që të afruarit për të zëvendësuar të larguarit duan kohë dhe vetëm kjo mund të shtyjë shpërthimin e tyre.

Po shikojmë shumë futbollistë dhe po shikojmë profile të rëndësishëm. Profilet që ne ndjekim dhe ato që dalin në media janë në kahe të kundërta.

Është shumë e rëndësishme për ne të krijojmë kushte dhe t’’I japim mundësi profileve të rinj. Kemi të regjitruar rreth 35 futbollistë, ku një pjesë e tyre luajnë te Partizani B apo moshat. Një nga të rinjtë më të mirë është i 2006-ës, Jata, që është në stol sot.

Shumë shpejt do të vihen në dukje lojtarë të tjerë të 2005 apo 2006. Ky është një aspekt i fortë për të tashmen, por edhe profile të tjera që do t’i shërbejnë Partizanit në shumë kohë.

 Minimalisht pritet një mesfushor në pozicionin e Rrapajt, edhe një sulmues tjetër pasi Mba ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te klubi i ri”, ka deklaruar Abilaliaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga