Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Po fitonim për punë sekondash, pësojmë gola naivë”, Bledi Shkëmbi: Kam vetëm 3 lojtarë që kanë luajtur në Superiore, pres më shumë nga Haxhiu

Shkruar nga NEWSPORT
“Po fitonim për punë sekondash, pësojmë gola
Bledi Shkembi

Tirana ndalet sërish në barazim teksa i ‘rrëshkiti’ fitorja nga duart në minutën e fundit përballë Bylisit. Bardheblutë përmbysën rezultatin në 1-2 me dopietën e Akileu Ndrecës, por në aksionin e fundit u ndëshkuan sërish. Në përfundim të ndeshjes trajneri Bledi Shkëmbi dha intervistën e tij.

“Na vjen keq, për pak sekonda po fitonim. Gabuam në 30 minutat e para. Nuk ishim aty ku duam të jemi. Patëm probleme në mesfushë, në duele, kjo më shqetëson më shumë.

Pësojmë gola naivë, ndoshta ka të bëj eksperienca në ato momente. Mund ta menaxhonim më mirë. Duhet të punojmë e të përqendrohemi. Në fushë kam vetëm 3 lojtarë që kanë luajtur në Superiore.

Haxhiu? Nuk ka asnjë problem, Abah ka bërë ndeshje të mira në pritshmëritë që kishim. Me Egnatian dhe sot ai ishte nën nivel. Haxhiun e njoh që te Dinamo, i kërkoj më shumë. Nëse Haxhiu e Ndreca vazhdojnë duke luajtur mirë, patjetër që nuk zëvendësohen”, tha Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga