Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia me sytë nga Zvicra, hidhet sot shorti për Europën

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia me sytë nga Zvicra, hidhet sot
Egnatia - Vllaznia - Dinamo - Partizani/ Fotomontazh

4 ekipet e Superiores ditën e sotme do të jenë gjithë sy e veshë nga Nyoni. Në Zvicër do të hidhet shorti për Europën dhe ku Egnatia, Partizani, Dinamo dhe Vllaznia do të mësojnë kundërshtarët e tyre në raundin e parë.

Kështu në orën 14:00 do të hidhet shorti për Champions League dhe Egnatia do të mësojë kundërshtarin me të cilin do të bëjë llogaritë për raundin e parë. Kampionët e Shqipërisë për shkak të koeficioentit bëjnë pjesë te vazoja e jo favoritëve, teksa rrezikojnë ekipe më të forta në letër.

Ndërkohë në orën 16:00 do të jetë radha e 3 ekipe të tjera të mësojnë kundërshtarët e tyre. Në  këtë orë do të hidhet shorti për Conference League dhe Partizani, Dinamo e Vllaznia do të njihen me rivalët e tyre. Të kuqtë dhe shkodranët për shkak të koeficientit renditen në vazon e ekipeve favoritë në këtë turne, ndërkohë Dinamo ndodhet tek vazoja e jo favoritëve. Skuadrat shqiptare tashmë kryqëzojnë gishtat që goglat t’i përballin me ekipe të lehta në letër për të tentuar më pas edhe kalimin në turin e dytë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga